Stampa

Turneu në futboll të vogël 2019

Title:
Turneu në futboll të vogël 2019
When:
H, 10. Qershor 2019, 08:00 h - 17:00 h
Where:
ANKER ARENA - Wien, Wien
Category:
Fest Sportive
Created by:
Super User
Turneu në futboll të vogël 2019

Description

Turneu i dytë i SHKS-së „Veleshta“ në Vjenë

Edhe sivjet SH.K.S. „Veleshta“ organizon për herë të dytë turnirin në futboll të vogël dhe fton për pjesëmarrje të gjithë Veleshtarët kudo që jetojnë. Ndeshjet do të zhvillohen në fushën e sportit „ANKER ARENA“ me fillim prej orës 9:30, në ambient të hapur.            

Me moton „Sporti na afron“, Shoqata ju bën thirrje të gjithë Veleshtarëve familjarisht, të bëhemi pjesë dhe së bashku të shijojmë këtë manifestim-spektakël sportiv. Për ekipet pjesëmarrëse do të ndahen mirënjohje kurse për tre vendet e para edhe shpërblime modeste.

 

Paraqitja e ekipeve deri më 09.06.2019, kur do të bëhet edhe tërheqja e shortit.

Pjesemarrja: 100 Euro për ekip. (formacioni 5+1, max. 8 lojtar)

Adresa: Heuberggstättenstraße 1, 1100 Wien

Kontakt tel.: 0650 9677585, 0660 4808606, 06765142898

=====================

Faleminderohen paraprakisht të gjithë përkrahësit që në formë morale dhe financiare kontribuojnë në realizimin e këtij turneu.

Jeni të mirëseardhur!

Shoqata Kulturore Sportive „VELESHTA“ AUSTRI"

SHKSV Logo 50px

SHKS “VELESHTA”

FLM

Të nderuar veleshtare dhe veleshtar, të gjithë ju që moret pjese në organizimin e turnirit të parë të mbajtur nga SHKSV, ju faleminderojmë për pjesmarrjen tuaj në këtë manifestim.
Shpresojmë që aktivitetë të tilla të organizohen më shpesh nga ne dhe me ndihmen tuaj.
Urojmë që te keni mbetur te kenaqur dhe të jeni argetuar.

Faleminderit

Foto

Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019
Foto nga Turneu 2019

Video

  • Up Next Video 5
    Video 5 nga turneu në futboll te vogël nga viti 2019
  • Up Next Video 4
    Video 4 nga turneu në futboll te vogël nga viti 2019
  • Up Next Video 3
    Video 3 nga turneu në futboll te vogël nga viti 2019
  • Up Next Video 2
    Video 2 nga turneu në futboll te vogël nga viti 2019
  • Up Next Video 1
    Video 1 nga turneu në futboll te vogël nga viti 2019

Perfundim

Turneu i dytë i SHKS-së „Veleshta“ në Vjenë

Më 10 Qershor 2019, Shoqata Kulturore Sportive „Veleshta“ - Austri, organizoi në Vjenë turneun tanimë të dytë në futboll të vogël. Numri i madh i ekipeve të paraqitura sivjet ishte treguesi më i mirë i interesimit të Veleshtarëve për këtë eveniment sportiv, e këtë më së miri e vërtetoi edhe prania e mysafirëve të ardhur enkas nga vendlindja Veleshtë si dhe nga Zvicra e Gjermania.
Lojrat u zhvilluan në ambient të hapur në fushat e Anker-Arenës.

Për shkak të kohës së kufizuar në turneun e sivjetëm morën pjesë 16 ekipe dhe atë:

1. „Eden – Diablo“
2. „Vinca – Hausservice“
3. „Melisa – Gärtnerei“
4. „Rapid Veleshta“
5. „Bojku“
6. „KFZ Hani“
7. „ZISH“
8. „LAVARO – Bau“
9. „NUR“
10. „DRINI AVB“
11. „WEST Elektrotechnik“
12. „Pub by CHARLES“
13. „MILI – Gärtnerei“
14. „Pëllumbat e Veleshtës“
15. „ALBAN Bau“
16. „JIRANEK“

Garat filluan në grupe ku 16 ekipet e paraqitura ishin të ndara në 4 grupe. U luajt me sistem eleminimi në bazë të renditjes, me nga 15 minuta për çdo ndeshje. Gjithësej u zhvilluan 32 ndeshje, përfshirë edhe ato katër të ҫerek-finales, dy gjysëm-finalet, takimin për vend të tretë dhe atë final për vendin e parë.

Në mesëpushimin e turneut u zhvillua një ndeshje simbolike mes fëmijëve të moshave më të vogla me ҫ‘rast „shpresat“ e reja treguan një entuziazëm të lartë ndaj futbollit. Fitues u shpallen të dy ekipet me lojtarë më të mirë Besijan Vlashi dhe Rami Hani.

Në gjysëmfinale për grupmoshat e të rriturve, luajten ekipet VINCA Hausservice dhe DRINI AVB, respektivisht MILI Gärtnerei dhe BOJKU. Fituesit „MILI“ dhe „DRINI“ u ballafaquan në finale, ndeshje të cilën e fitoi ekipi „MILI Gärtnerei“, me cka u shpall edhe fitues i këtij Turneu. Ndeshja për vendin e tretë u fitua nga ekipi „BOJKU“.

Mbas takimit final u shënua edhe mbyllja e këtij turneu me ndarjen e trofeve, të cilat ju dhanë ekipeve fituese përkatëse. Golashënuesi më i mirë u shpall sulmuesi Sali Vinca, kurse Lebit Bekteshi portieri më i mirë i Turneut 2019.

Por kjo ishte vetëm formalitet, se fitues në këtë manifestim ishin të gjithë dhe atë si ekipet pjesëmarrëse poashtu edhe të gjithë të pranishmit, të cilët shfrytëzuan këtë ditë „pikniku“ të ngrohtë verore për argëtim dhe ҫmallje „veleshtare“. E pikërisht ky ishte edhe synimi i Shoqatës: grumbullimi sa më i madh i të gjithë veleshtarëve që jetojnë dhe veprojnë në Austri e kudo qoftë, sidomos fëmijëve, rinisë, me qëllim njohje dhe afrimi me njëri-tjetrin.

Falemiderim për punën e palodhshme organizatorëve dhe të gjithë atyre që në forma të ndryshme kontibuan në realizimin e ketij manifestimi. Dhe në fund falemiderim për të gjithë të pranishmit që në numër të konsiderueshëm i shtuan bukurinë gjithë këtij spektakli.

Urojmë të keni mbetur të kënaqur dhe mirupafshim në takimet e ardhshme!

Qershor, 2019 Kryesia, SHKS „Veleshta“ Vjenë


Venue

Location:
ANKER ARENA
Street:
Heuberggstättenstraße 1
ZIP:
1100
City:
Wien
State:
Wien
Country:
Austria

Description

ANKER ARENA


Registration