Turneun në futboll të vogël 2017
- Title:
- Turneun në futboll të vogël 2017
- When:
- D, 21. Maj 2017, 08:00 h - 18:00 h
- Where:
- ANKER ARENA - Wien, Wien
- Category:
- Fest Sportive
- Created by:
- webadmin
Description
Turneu i parë i SHKS-së „Veleshta“ në Vjenë
E diel: 21. Maj 2017
SH.K.S „Veleshta“-Austri organizon turne në futboll të vogël dhe fton për pjesëmarrje të gjithë Veleshtarët kudo që jetojnë në Austri. Ndeshjet do të zhvillohen në fushën e sportit në ANKER ARENA prej orës 9:30 – 16:00, në ambient të hapur.
Shoqata ju fton familjarisht të bëheni pjesë e këtij spektakli sportiv. Për vendin e parë, të dytë dhe të tretë do të ketë shpërblime modeste, ndërsa pauzat ndërmjet ndeshjeve do të pasurohen me pika të ndryshme muzikore.
Paraqitja e ekipeve prej 06.05.2017 – 19.05.2017
Pjesemarrja: 100 Euro për ekip. (formacioni 5+1, max 8 lojtar)
Adresa: Heuberggstättenstraße 1, 1100 Wien
Kontakt tel.: 0664 6142692, 0650 9677585, 0664 3825622
Faleminderohen paraprakisht të gjithë përkrahësit që në formë morale dhe financiare kontribuojnë në realizimin e këtij turneu.
Jeni të mirëseardhur!
Shoqata Kulturore Sportive „VELESHTA“ AUSTRI"

SHKS “VELESHTA”
FLM
Të nderuar veleshtare dhe veleshtar, të gjithë ju që moret pjese në organizimin e turnirit të parë të mbajtur nga SHKSV, ju faleminderojmë për pjesmarrjen tuaj në këtë manifestim.
Shpresojmë që aktivitetë të tilla të organizohen më shpesh nga ne dhe me ndihmen tuaj.
Urojmë që te keni mbetur te kenaqur dhe të jeni argetuar.
Faleminderit
Video
-
Video 5Video 5 nga turneu në futboll te vogël nga viti 2017 -
Video 4Video 4 nga turneu në futboll te vogël nga viti 2017 -
Video 3Video 3 nga turneu në futboll te vogël nga viti 2017 -
Video 2Video 2 nga turneu në futboll te vogël nga viti 2017 -
Video 1Video 1 nga turneu në futboll te vogël nga viti 2017
Perfundim
Turneu i parë i SHKS-së „Veleshta“ në Vjenë
Më 21. Maj 2017, Shoqata Kulturore Sportive „Veleshta“ - Austri, organizoi në Vjenë turneun tanimë të parë në futboll të vogël. Numri i madh i ekipeve të paraqitura ishte treguesi më i mirë i interesimit të Veleshtarëve për këtë eveniment sportiv, e këtë më së miri e vërtetoi edhe prania e mysafirëve të ardhur enkas nga vendlindja Veleshtë si dhe nga Zvicra e Gjermania.
Lojrat u zhvilluan në ambient të hapur në fushat e Anker-Arenës.
Venue
- Location:
- ANKER ARENA
- Street:
- Heuberggstättenstraße 1
- ZIP:
- 1100
- City:
- Wien
- State:
- Wien
- Country:
-
Description
ANKER ARENA

